Skender Ukaj: Veteranët e UÇK-së na sollën lirinë, u jam mirënjohes përjetë - Gazeta Express
string(73) "skender-ukaj-veteranet-e-uck-se-na-sollen-lirine-u-jam-mirenjohes-perjete"

Skender Ukaj: Veteranët e UÇK-së na sollën lirinë, u jam mirënjohes përjetë

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

10/02/2021 21:29

Kandidati për deputet nga lista e PDK-së, Dr. Skender Ukaj, ka marrë pjesë në tubimin e organizuar nga veteranët e UÇK-së nga Komuna e Istogut.

Ukaj ka thënë se falë luftës së UÇK-së dhe partneritetit me Amerikën dhe Evropën, Kosova sot është e lirë dhe shtet i pavarur dhe sovran.

Dr. Ukaj ka thënë se edhe punëtorët shëndetësorë e ushtrojnë funksionin e tyre të lirë falë luftës së ish-ushtarëve të UÇK-së.

“Ish-ushtarëve të UÇK-së u jam mirënjohes përjetë”, ka thënë Ukaj, i cili mban numrin 47 në listën e PDK-së.