A e dini se Vjosa Osmani e Valdete Daka janë familjare mes vete? - Gazeta Express
string(64) "a-e-dini-se-vjosa-osmani-e-valdete-daka-jane-familjare-mes-veti1"

A e dini se Vjosa Osmani e Valdete Daka janë familjare mes vete?

Lajme

Gazeta Express

23/01/2021 20:48

Pas zhvillimeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u.d e Presidentit, Vjosa Osmani ka kritikuar kryetaren e KQZ’së, Valdete Daka, e cila së fundi po përballet me sulme të njëpasnjëshme nga Lëvizja Vetëvendosje.

Presidentja në detyrë, sot ka paralajmëruar siç ka thënë, “ruajtjen e integritetit të KQZ’së”, nëse siç tha, vazhdon puna e KQZ’së ashtu si vendet e djeshme.

Lexo Edhe:

“Në rast se ballafaqohemi sërish me situata të tilla sikur ajo e djeshmja, ku abuzohet me KQZ-në si institucion i pavarur për të shtyrë përpara agjenda partiake dhe forum ku ushtrohet presion mbi shërbyesit civilë, do të detyrohem që të ndërmarr të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së dhe këtij procesi zgjedhor, ashtu siç e parasheh Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe ashtu siç më detyron Kushtetuta e vendit”, ka thënë Osmani e cila mban numrin dy në listën e LVV’së për deputetë.

Por a e dini se Osmani dhe Daka kanë lidhje familjare mes vete.

Ato të dyja, vijnë nga e njëjta familje nga Mitrovica, ato janë kushërira, raporton Magazina.al.

Në biografinë zyrtare të kryetares së KQZ’së shkruan se Valdete Daka u lind më 19 prill 1961 në Mitrovicë vend ky ku ka lindur edhe Osmani.