Agim Ademi dërgon telegram ngushëllimi pas vdekjes së ish-futbollistit Shefqet SInani - Gazeta Express
string(85) "agim-ademi-dergon-telegram-ngushellimi-pas-vdekjes-se-ish-futbollistit-shefqet-sinani"

Agim Ademi dërgon telegram ngushëllimi pas vdekjes së ish-futbollistit Shefqet SInani

Sport

Gazeta Express

04/12/2020 11:36

Ish-futbollisti legjendar i FC Prishtinës, Shefqet Sinani ka vdekur.

Sinani ka qenë njëri prej futbollistëve më të mirë të kryeqytetasve në periudhën e ish-Jugosllavisë.

Lexo Edhe:

Ai ishte mbrojtës i shquar në Ligën e Parë Federative të ish-Jugosllvaisë.

Sinani ka luajtur për FC Prishtinën në vitet e 80-ta.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka dërguar telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Sinanit.

Telegrami i plotë:

“E nderuara Familje Sinani,

Me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe bashkëpunëtorit e mikut tonë të ngushtë, Shefqet Sinani, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, Komitetit Ekzekutiv, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Shefqet Sinani ishte pjesë e gjeneratës së artë të KF Prishtina, me cilësi të jashtëzakonshme si futbollist dhe një ndër idhujt e mbarë tifozëve shqiptar në vitet e 80-ta.

Shefqeti ishte personalitet me vlera të larta, njeri i sinqertë dhe bujar, por edhe punëtor i madh e fjalë pak. Kontributi i tij në zhvillimin e talenteve të reja ishte i madh ndër vite, si në klubin e tij të zemrës, KF Prishtina, ashtu edhe në projektet e ndryshme të FFK-së.

Ikja e tij nga kjo botë është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për tërë komunitetin e futbollit, andaj në këto momente të vështira jemi pranë jush për të Jua lehtësuar dhimbjen e ndarjes nga jeta të më të dashurit tuaj.

Shefqet Sinani gjithmonë do të kujtohet me pietet dhe do t’i përkulemi karrierës së tij madhështore, e cila pa dyshim do të jetë e shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollit të Kosovës.

Lamtumirë miku im!

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,

Agim Ademi, president i FFK-së”.