Betonizimi në qytetin bregdetar/ Vlonjatët në alarm: Dielli lind në orën 9 për shkak të pallateve - Gazeta Express
string(95) "betonizimi-ne-qytetin-bregdetar-vlonjatet-ne-alarm-dielli-lind-ne-oren-9-per-shkak-te-pallateve"

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 11:47

Betonizimi në qytetin bregdetar/ Vlonjatët në alarm: Dielli lind në orën 9 për shkak të pallateve

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 11:47

Qytetarët e Vlorës janë mjaft të shqetësuar për betonizimin e qytetit turistik.

Ata për OraNews janë shprehur se në zonën bregdetare po ndërtohet pa kriter.

Lexo Edhe:

“Dielli lind në orën 9 nga pallatet.”

Vendasit që krahasojmë të tashmen me të shkuarën, shprehen se lulishtet e dikurshme janë zëvendësuar me pallate shumëkatëshe.

“Edhe lulishtet janë kthyer në pallate të gjitha.”

Eksperti i mjedisit, Niko Dumani, thotë se Vlora ka katër herë më pak hapësira të gjelbëruara seç është e parashikuar me ligj.

“Në vendimmarrje nuk kanë marrë në konsideratë dhe nuk kanë detyruar ndërtuesit të respektojnë normat e gjelbërimit.”

Sipas tij është e ndaluar të betonizohen ujërat e detit.

“Bonifikohet ky bregdet edhe më gjerë nga investimet publike. Pasojat janë disa. Me ligj është e ndaluar hedhja dhe betonimi i ujërave të detit është e ndaluar si ndotje.”

Specialist thotë se lejet e ndërtimit në Vlorë kanë tjetërsuar peizazhin natyror, duke e kthyer qytetin në një betonizim gjigand që nuk përshtatet me karakterin turistik të zonës.