Tritol gjyqtarit në Shkodër, autori u filmua nga kamerat e sigurisë, sulmi për shkak të detyrës së gjyqtarit - Gazeta Express
string(106) "tritol-gjyqtarit-ne-shkoder-autori-u-filmua-nga-kamerat-e-sigurise-sulmi-per-shkak-te-detyres-se-gjyqtarit"

Tritol gjyqtarit në Shkodër, autori u filmua nga kamerat e sigurisë, sulmi për shkak të detyrës së gjyqtarit

Shqiperi

Gazeta Express

28/04/2024 10:02

Një shpërthim me lëndë plasëse në derën e oborrit te banesës së gjyqtarit Tonin Stërkaj ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se autori ka qenë me kapele në kokë dhe është afruar pranë portës së hekurt ku ka hedhur lëndën plasëse dhe është larguar sërish në këmbë, duke shfrytëzuar disa rrugica në zonë.

Lexo Edhe:

Kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen dhe po ashtu janë marrë dhe pamjet e kamerave të tjera në zonë për të parë lëvizjet e autorit.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, por dyshohet se lidhen me detyrën e Stërkajt dhe ngjarjet që ai ka gjykuar.