Sot bllokohet Shkupi, do të ketë protesta nga ora 12:30 deri në ora 14:00 - Gazeta Express
string(70) "sot-bllokohet-shkupi-do-te-kete-protesta-nga-ora-1230-deri-ne-ora-1400"

Ballina

Gazeta Express

01/12/2020 9:36

Sot bllokohet Shkupi, do të ketë protesta nga ora 12:30 deri në ora 14:00

Ballina

Gazeta Express

01/12/2020 9:36

Protestat që u mbajtën mbrëmë, nga sot do të shndërrohen në bllokime në kryeqytet.

VMRO-DPMNE dje i vendosi ultimatum kryeministrit Zoran Zaev që deri mbrëmë të tregojë se çfarë marrëveshje të fshehta kanë dakorduar gjatë uikendit në Sofje, e në të kundërtën, do të bllokojë Shkupin.Reklame

Lexo Edhe:

Protesta do të udhëhiqet duke filluar nga Ministria e Punëve të Jashtme në ora 12:30, e duke përfunduar para Qeverisë në ora 14:00.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski mbrëmë tha se po jetojmë në një moment historik kur po vendoset për të ardhmen tonë, kur zgjidhjet e ofruara hapin më tepër probleme dhe paraqesin pengesë për të ardhmen. Ai thiri për masovitet në protestët e sotshme, siç e quan, mbipartiake.

“Nëse sot nuk kemi sukses, frikësohem se gjeneratat e ardhshme nuk do të kenë mundësi të përmirësojnë gabimin që e bënë sot Zoran Zaev dhe LSDM”, tha Mickoski./Zhurnal/