Militantët vrasin tetë ushtarë pakistanezë - Gazeta Express
string(42) "militantet-vrasin-tete-ushtare-pakistaneze"

Militantët vrasin tetë ushtarë pakistanezë

Gazeta Express

15/07/2020 11:36

Së paku tetë ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi një grup i paidentifikuar i personave të armatosur e sulmuan një konvoj të ushtrisë në distriktin Panjgur.

Cak i sulmit ishin tri automjete të ushtrisë. Sulmi ndodhi rreth 400 kilometra në jug të kryeqytetit provincial, Quetta, thuhet në një deklaratë të shkurtër të ushtrisë pakistaneze.

Lexo Edhe:

Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, shkruan “Al Jazeera”, transmeton Gazeta Express.

Forcat pakistaneze e kanë luftuar një lëvizje të armatosur separatiste të grupit etnik Baloch për më shumë se një dekadë.

Grupet e armatosura separatiste për vite të tëra e kanë zhvilluar një fushatë guerile në rajonin më të madh por me më së paku banorë në Pakistan, duke i vënë në shënjestër forcat e sigurisë, ndërtesat qeveritare dhe projektet e lidhura me Korridorin Ekonomik Kinë – Pakistan, që kushton 60 miliardë dollarë.

Më 29 qershor, katër anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Baloch-ut e sulmuan bursën e Pakistanit në Karaçi, duke lënë të vrarë tri roja dhe një polic.