Masat dhe protokollet për votim - Gazeta Express
string(31) "masat-dhe-protokollet-per-votim"

Gazeta Express

15/07/2020 10:45

Masat dhe protokollet për votim

Gazeta Express

15/07/2020 10:45

Sot në Maqedoninë e Veriut do të votohet në pajtim me udhëzimin e KSHZ-së dhe protokollet e Komisionit për Sëmundje Infektive, të cilat parashikojnë  masa të mbrojtjes  në vendvotime,  për anëtarët e  këshillit zgjedhor të cilët e realizojnë votimin, si dhe për votuesit, përcjell Gazeta Express.

– Sipas protokollit  për votim, së pari policia  në derën e hyrjes  së vendvotimit  do të kërkojë nga votuesit të vendosin maska mbrojtëse.

Lexo Edhe:

– Pas hyrjes në objekt,  rendi për votim pritet në distancë.

– Gjatë hyrjes në hapësirën, votuesi së pari i dezinfekton duart, dhe e dorëzon letërnjoftimi te komisioni zgjedhor.  Për kohë të shkurtër e zbret maskën për identifikim, voton dhe gjatë daljes sërish i dezinfekton duart.