Sot 7 vjet, Kosova e siguroi medaljen e parë të artë olimpike.
Majlinda Kelmendi e shkroi historinë në Rio de Janeiro të Brazilit duke u veshur me ar në sportin e xhudos.
E 7 gushti i vitit 2016 ka mbetur në histori të sportit kosovar, shkruan “Gazeta Express”.
Këtë datë sot e kujtoi edhe trajneri më i mirë në botë i xhudos, Driton Kuka përmes një postimi emocionues, duke ia përcjellë atij edhe një video.
Kuka i ka përmendur sukseset e Majlinda Kelmendit nën drejtimin e tij dhe misionin e kompletuar më pas me medaljen e artë olimpike, e cila u përcoll me dy medalje të tjera të arta olimpike nga Nora Gjakova e Distria Krasniqi, ndërsa trajneri pejan shpreson që sukseset olimpike të garuesve kosovarë të mos ndalen… /Gazeta Express/