5 lojtarë të Interit priten të largohen pas fitimit të titullit në Serie A - Gazeta Express
string(74) "5-lojtare-te-interit-priten-te-largohen-pas-fitimit-te-titullit-ne-serie-a"

5 lojtarë të Interit priten të largohen pas fitimit të titullit në Serie A

Sport

Gazeta Express

03/05/2024 21:45

Së paku pesë futbollistë raportohet se do të largohen nga Interi gjatë verës.

Gjiganti italia ka disa ditë që po feston titullin e 20-të të kampionit, por tashmë do të nisë për të bërë planifikimet për sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, dy muajt e ardhshëm do të jenë të fundit në “Meazza” për Alexis Sanchez, Juan Cuadrado, Stefano Sensi, Davy Klaassen dhe Emil Audero.

Sanchez, Cuadrado, Klaassen dhe Sensi do të largohen si lojtar të lirë pasi kontrata e tyre skadojnë në fund të qershorit, teksa klubi nuk do t’u ofrojë atyre marrëveshje të reja.

Vetëm Audero shpreson të qëndrojë përtej verës edhe pse Interi nuk ka rënë dakord për aktivizimin e opsionit të blerjes së tij nga Sampdoria.

Prioritet i “Nerazzurrëve” është të nënshkruajë me portierin brazilian, Bento, por nëse ata dështojnë për të siguruar shërbimet e atij, atëherë besohet se Audero mund të mbetet te kampionët e Italisë. /Gazeta Express/