1/8 e finales së Champions League: Gjithçka që duhet të dini - Gazeta Express
string(59) "1-8-e-finales-se-champions-league-gjithcka-qe-duhet-te-dini"

1/8 e finales së Champions League: Gjithçka që duhet të dini

Futboll

Gazeta Express

07/12/2021 10:46

Sonte dhe nesër do të zhvillohet xhiroja e fundit e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ku do të bëhet e ditur gjithçka.

Momentalisht, kualifikimin tutje e kanë siguruar: Ajax, Bayern, Chelsea, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Sporting CP.

Lexo Edhe:

Ndërsa, ende mund të kualifikohen tutje këto ekipe: AC Milan, Atalanta, Atlético, Barcelona, Benfica, LOSC Lille, Porto, Salzburg, Sevilla, Villarreal dhe Ëolfsburg

Me të përfunduar ndeshjet e fazës së grupeve të mërkurën, shorti për fazën e 1/8 së finales do të tërhiqet të hënën më 13 dhjetor me fillim nga ora 12:00, shkruan Gazeta Express.

Ekipet nga vendet e njëjta nuk mund të përballen në këtë fazë me njëra-tjetrën. Klubet nuk mund të përballen me kundërshtarët që tashmë i kanë pasur në fazën e grupeve, po ashtu.

Përballjet e 1/8 së finales do të jenë me dy ndeshje. Ndeshjet e para zhvillohen më 15/16/22/23 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 8/9/15/16 mars. Ato startojnë nga ora 21:00.

Më pas, shorti për fazën çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale tërhiqet të premten më 18 mars.

Goli mysafir nga ky sezon është larguar, kështu që ndeshja do të shkojë në vazhdime, pa marrë parasysh numrin e golave që ekipet kanë shënuar si vendas dhe si mysafir. Nëse ekipet mbesin të barabarta edhe gjatë 30 minutave të vazhdimeve, ndeshja shkon në penallti.

Finalja e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në “Gazprom Arena” në Shën Petersburg më 28 maj 2022. /Gazeta Express/