Ruajtja e stabilitetit në Kosovë e Bosnje, kryeministri britanik flet në telefon me kryeministrin Rama - Gazeta Express
string(101) "ruajtja-e-stabilitetit-ne-kosove-e-bosnje-kryeministri-britanik-flet-ne-telefon-me-kryeministrin-rama"

Lajme

Gazeta Express

10/05/2024 13:57

Ruajtja e stabilitetit në Kosovë e Bosnje, kryeministri britanik flet në telefon me kryeministrin Rama

Lajme

Gazeta Express

10/05/2024 13:57

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka telefonuar sot kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin kanë biseduar për raportin e ngushtë mes dy vendeve përfshirë bashkëpunimin në tregti dhe investime, shkruan Gazeta Express.

Kryeministri Sunak ka theksuar progresin e bërë në mes të partneritetit mes dy vendeve sa i përket migrimit dhe të dy kryeministrat kanë thënë se janë të vetëdijshëm për punën që duhet të bëhet për të luftuar sfidën e problemit me migrimin ilegal dhe se presin që për këtë të flasin për takimin e Komunitetit Politik Evropian që do të mblidhet në korrik në Mbretëri të Bashkuar.

Lexo Edhe:

Gjithashtu të dy liderët kanë nënvizuar rëndësinë e sigurimit të stabilitetit në Ballkan Perëndimor, në mënyrë të veçantë në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, raporton Gazeta Express.

“Ata nënvizuan rëndësinë e sigurimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Duke iu kthyer situatës në Lindjen e Mesme, udhëheqësit diskutuan rëndësinë e trajtimit të rritjes së antisemitizmit në të gjithë globin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta të tolerancës dhe respektit”, thuhet në njoftim e kryeministrisë britanike./GazetaExpress/