Raya siguron "Dorëzen e Artë" në Premierligë - Gazeta Express
string(42) "raya-siguron-dorezen-e-arte-ne-premierlige"

Raya siguron “Dorëzen e Artë” në Premierligë

Sport

Gazeta Express

04/05/2024 11:50

David Raya ka siguruar fitimin e çmimit “Dorëza e Artë” për sezonin 2023/24 në Premierligë.

Rekordi i portierit të Arsenalit, që ka mbajtur portën e paprekur në 14 ndeshje, nuk mund të thyhet këtë sezon, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Rekordi i tij vetëm mund të barazohet, që nënkupton se çmimi “Dorëza e Artë” vetëm mund të ndahet.

Më së afërmi Rayas është Jordan Pickford, por Evertoni do të luajë vetëm edhe dy ndeshje deri në fund të sezonit.

Ndërsa, Arsenali luan edhe tri ndeshje.

/Gazeta Express/