Macja kapet në dorezën e makinës për të shpëtuar nga përmbytjet në Dubai - Gazeta Express
string(72) "macja-kapet-ne-dorezen-e-makines-per-te-shpetuar-nga-permbytjet-ne-dubai"

Macja kapet në dorezën e makinës për të shpëtuar nga përmbytjet në Dubai

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 7:25

Policia e Dubait shpëtoi një mace nga përmbytjet të mërkurën e 17 prillit.

Videoja e publikuar tregon macen e cila ishte kapur pas dorezës së derës së një automjeti pjesërisht të zhytur në ujë.

Lexo Edhe:

Një oficer policie mund të shihet duke marrë macen dhe duke e vendosur atë në varkë, sipas FOX.

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi të martën në një postim në “X” se vendi përjetoi reshjet më të mëdha në 75 vitet e fundit.