Menduh Thaçi thotë se VMRO pa koalicion me shqiptarët rrezikon zgjedhjen e Presidentit - Gazeta Express
string(85) "menduh-thaci-thotese-vmro-pa-koalicion-me-shqiptaret-rrezikon-zgjedhjen-e-presidentit"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 23:28

Menduh Thaçi thotë se VMRO pa koalicion me shqiptarët rrezikon zgjedhjen e Presidentit

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 23:28

Kryetari i PDSH në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi duke folur në Emisionin “Opinion” për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në RMV ka thënë se partia që pretendon të qeverisë vendin nëse nuk bën koalicion me shqiptarët rrezikon moszgjedhjen e Presidentit.

“Ka një çështje që karakterizon zgjedhjen e Presidentit pasi duhet që në balotazh të dalin të votojnë 40% e qytetarëve, por kjo është e pamundur pa pjesëmarrjen masive dhe të shqiptarëve. Fjalori politika, programi që ka përdorur opozita për mos të thënë ndonjë fjalë të rëndë është tërësisht nacionalist (kundër shqiptarëve) dhe 49% është dalja në Maqedoni në raundin e parë dhe në atë 49% kemi 25% shqiptarë dhe partia që pretendon të qeverisë vendin nëse me Shqiptarët nuk bën ndonjë marrëveshje ata shkojnë drejt rrezikimit të moszgjedhjes se Presidentit” ka theksuar Thaçi.

Lexo Edhe: