Lajmi i fundit: Aksion policor në Ministrinë e Bujqësisë - Gazeta Express
string(55) "lajmi-i-fundit-aksion-policor-ne-ministrine-e-bujqesise"

Lajmi i fundit: Aksion policor në Ministrinë e Bujqësisë

Lajme

Gazeta Express

24/02/2021 9:12

Policia e Kosovës është duke kryer një bastisje në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, raporton Express.

Vetura të policisë janë parë para objektit të ministrisë, derisa ende nuk ka ndonjë informacion se për çfarë arsye është duke u kryer kjo bastisje.

Lexo Edhe:

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.

Ndryshe, Ministria e Bujqësisë drejtohet nga Besian Mustafa i LDK’së, derisa në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme është Agim Veliu, poashtu nga kjo parti./Gazeta Express