EMRI/ Në kërkim nga Italia, arrestohet në Kavajë 46-vjeçari - Gazeta Express
string(57) "emri-ne-kerkim-nga-italia-arrestohet-ne-kavaje-46-vjecari"

Shqiperi

Gazeta Express

17/04/2024 9:48

EMRI/ Në kërkim nga Italia, arrestohet në Kavajë 46-vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

17/04/2024 9:48

Një 46-vjeçar u arrestua në Kavajë, pasi ishte dënuar nga gjykata italiane si pjesë e një grupi kriminal për trafikim të Heroinës.

“Në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 5”.

Lexo Edhe:

Gjatë operacionit, u lokalizua në Kavajë, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar Samuel Garuja 46 vjeç. Gjykata e Katanzaros, Itali, më datë 04.07.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Grupi kriminal ku merrte pjesë 46-vjeçari, dyshohet se gjatë periudhës 2013-2018, ka trafikuar drejt Italisë, sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, kryesisht Heroinë”, njofton policia.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.