E mërkurja shpallet ditë zie, Osmani: Shoqëria do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave - Gazeta Express
string(104) "e-merkurja-shpallet-dite-zie-osmani-shoqeria-do-te-jete-ne-zi-cdo-dite-perderisa-te-kete-vrasje-te-grave"

Ballina

Gazeta Express

16/04/2024 14:58

E mërkurja shpallet ditë zie, Osmani: Shoqëria do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave

Ballina

Gazeta Express

16/04/2024 14:58

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë vendim që dita e nesërme, e mërkurja, të shpallet ditë zie “në kujtim të të gjitha grave dhe vajza të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”, bëri të ditur zyra për shtyp e Presidencës së Kosovës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 17 prill 2024, të shpallet ditë zie, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”, thuhet në njoftim.

Lexo Edhe:

Presidentja Osmani shkroi në Facebook se “shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!”.

Protokolli i Shtetit, me këtë rast, është obliguar që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet.

“Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ky vendim pason një fushatë që mori hov sot në rrjetet sociale me thirrjen “shpallni ditë zie për gratë e vrara”.

Sot u vra një tjetër grua në Pejë nga bashkëshorti i saj, katër ditë pas vrasjes së një gruaje nga ish-bashkëshorti në Ferizaj.