Zyrtari për siguri i BE-së arrin në Kosovë, pritet të takohet me krerët e vendit - Gazeta Express
string(79) "zyrtari-per-siguri-i-be-se-arrin-ne-kosove-pritet-te-takohet-me-kreret-e-vendit"

Zyrtari për siguri i BE-së arrin në Kosovë, pritet të takohet me krerët e vendit

Lajme

Gazeta Express

30/05/2023 10:27

Sot në Kosovë ka mbërritur Zëvendës Sekretari Gjeneral për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët i Bashkimit Europian, Charles Fries, për ngjarjet e fundit në veri të vendit.

Për vizitën e tij ka lajmëruar shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili edhe e ka pritur atë.

Lexo Edhe:

“Kënaqësi mirëpres Zëvendës Sekretarin Gjeneral Charles Fries për vizitën e tij në Kosovë. Diskutuam zhvillimet politike, çështjet e sigurisë dhe  agjendën europiane të sigurisë së Kosovës”.

Shefi i BE-së tha se zyrtar europian për siguri do të takohet edhe me krerët institucionalë të Kosovës.

“Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me liderë institucionalë dhe drejtues të shoqërisë civile të Kosovës”.

Përmes një postimi në Twitter, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, dje u kërkoi autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që “menjëherë dhe pa kushte të de-përshkallëzojnë situatën”.

“Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, tha ai.