Zonat në kryeqytet ku do të ndërpritet energjia elektrike - Gazeta Express
string(57) "zonat-ne-kryeqytet-ku-do-te-nderpritet-energjia-elektrike"

Shqiperi

Gazeta Express

19/06/2021 10:53

Zonat në kryeqytet ku do të ndërpritet energjia elektrike

Shqiperi

Gazeta Express

19/06/2021 10:53

Këtë të shtunë në disa zona në kryeqytet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

OSHEE njofton se për shkak të punimeve që do të kryhet në një nga fiderat e NST në Kashar, do të ketë ndërprerje të energjisë nga ora 11:00 deri në 16:00.

Lexo Edhe:

Ndërsa pa energji do të mbeten rruga dytësore e autostradës Tiranë-Durrës si edhe bizneset në krahun e djathtë të autostradës.

Ndërkaq shkëputje do të ketë edhe në urën e Limuthir deri tek kryqëzimi i Rinasit.

“Në kuadër të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, sot gjatë intervalit kohor 11:00-16:00 do të punohet në një nga fiderat e NST Kashar. Pa energji do të mbetet pjesërisht Rruga dytësore e Autostradës Tirane -Durrës, bizneset ne krahun e djathte te Autostradës , ura e Limuthit deri tek kryqëzimi i Rinasit”, thuhet në njoftimin e OSSHE.