Zhegrova poston foto me çunat që i nxori Superliga, i ngrit në qiell Ismet Munishi - Gazeta Express
string(81) "zhegrova-poston-foto-me-cunat-qe-i-nxori-superliga-i-ngrit-ne-qiell-ismet-munishi"

Futboll

Gazeta Express

25/03/2024 14:41

Zhegrova poston foto me çunat që i nxori Superliga, i ngrit në qiell Ismet Munishi

Futboll

Gazeta Express

25/03/2024 14:41

Futbolli kosovar ka nxjerrë lojtarë të shumë dhe të mëdhenj.

Madje, boshti i Kombëtares së Kosovës ka dalë pikërisht nga Superliga e futbollit kosovar.

Lexo Edhe:

Mjafton t’i përmendim emrat si Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Milot Radhica e Edon Zhegrova, të cilët ishin produkt i futbollit kosovar për të bërë më pas karrierë jashtë vendit.

Janë të shumtë futbollistët tjerë që po luajnë me sukses në Superligë, apo edhe që kanë gjetur angazhim jashtë vendit, e që janë pjesë e “Dardanëve”, shkruan “Gazeta Express”.

Ylli i Lillet e ka bërë një postim në Instastory, ku shihet në fotografi bashkë me futbollistët tjerë të Kombëtares si Lumbardh Dellova, Lindon Emërllahu, Ilir Avdyli e Ilir Krasniqi, që ende janë pjesë e ligës elitare të futbollit kosovar, si dhe Albion Rrahmani, i cili deri vjet ishte pjesë e Ballkanit, por që tash luan në Rumani me Rapid Bukureshtin.

“Me djelmoshat”, ka shkruar Zhegrova në rrjetet sociale.

Ndërsa, edhe trajneri Ismet Munishi, analist i emisionit “Favorit” në T7 e ka bërë një postim rreth kësaj fotoje, duke u ndier krenar me yjet që kanë dalë nga Superliga e Kosovës. /Gazeta Express/