Zbulohet mumia e artë, konsiderohet si më e vjetra deri tani
Mistere
Gazeta Express
27/01/2023 23:51
Arkeologu egjiptian Zahi Hawass njoftoi të
enjten zbulimin në nekropolin Saqqara pranë Piramidave të Gizës të disa varreve
të rëndësishme që strehojnë një mumie 4300-vjeçare.
Objekte të tjera, duke përfshirë sarkofagë, statuja dhe qeramikë, janë gjetur gjithashtu midis varreve, një prej të cilëve ishte totalisht i mbuluar me ar.
Mumja, që sipas studimeve i përket një burri
të quajtur Hekashepes, u gjet brenda një sarkofagu të madh gëlqeror drejtkëndor
në një dhomë të vendosur nën një bosht 15 metra të thellë.
“Mumja jombretërore konsiderohet më e vjetra
dhe më e plotë e gjetur në Egjipt deri më sot”, tha Hawass në një konferencë
shtypi.(A2CNN)