Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ndodhet para vendimit të delegatëve të partisë për të qenë apo jo në karrigen e kryetarit, është deklaruar se është e vështirë të qëndrosh pranë njerëzve me të cilët ka rrugëtuar bashkë, e që nga ta iu kërkua shkarkimi.
“Kjo shtëpi politike ka qenë familja ime, si prjës i saj kam mbrojtur familjen time…”, tha Abdixhiku.
“Këtë rrugë nuk e kam bërë vetëm e kam bërë bashkë me ju, dhe me disa prej tyre që sot e kanë kërkuar këtë Kuvend. Sot mund të kemi dallime të thella, nuk mund të fshijnë rrugën që kemi bërë së bashku”, tha ai.
“Kjo ditë nuk është e lehtë për mua, jo për shkak të karriges, por është e rëndë të qëndrosh përballë njerëzve me të cilët ke ecur gjatë dhe të kuptosh që sot nuk na ka mbledhur ajo që duhet të ndërtojmë bashkërisht, por kërkesa për të rrëzuar njërin prej nesh”, shtoi Abdixhiku.