Abdixhiku: Vendin e parë mund ta premtojnë edhe ata që e çuan partinë në vendin e tretë e ata që gjatë zgjedhejve vëzhgojnë - Gazeta Express
string(122) "abdixhiku-vendin-e-pare-mund-ta-premtojne-edhe-ata-qe-e-cuan-partine-ne-vendin-e-trete-e-ata-qe-gjate-zgjedhejve-vezhgojne"

Ballina

Gazeta Express

30/07/2026 18:48

Abdixhiku: Vendin e parë mund ta premtojnë edhe ata që e çuan partinë në vendin e tretë e ata që gjatë zgjedhejve vëzhgojnë

Ballina

Gazeta Express

30/07/2026 18:48

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij në Kuvendin e jashtëzkonshëm, e ka cilësuar si të gabuar nismën, meqë sipas tij LDK ka rezultat më të mirë.

Sipas Abdixhikut, s’ka logjikë që të vazhdohet me kryetarin e njëjtë kur rezultati është më i keq, derisa tani që LDK ka dalë më mirë në zgjedhje, të kërkohet rrëzimi i tij.

“Me cilën logjikë vazhdohet me rezultat më të keq, e rrëzohet me rezutlat të mirë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai tutje ka thënë se të drejtë për të premtuar vendin e parë ka secili, edhe ata që e kanë çuar LDK’në në rekord të dobët historik, edhe ata që e kanë vendosur në vendin e tretë e edhe ata që gjatë zgjedhjeve vëzhgojnë e pas zgjedhjeve zgjohen.

“Të drejtën për ta premtuar vendin e parë ka secili, edhe ata që na vendosen në rekorde më të ulëta historike, edhe ata që na vendosen në vendin e tretë, edhe ata që gjatë zgjedhjeve vëzhgojnë e pas zgjedhjeve zgjohen”, ka thënë Abdixhiku.

Advertisement
Advertisement
Advertisement