Zbulohet misteri i mbytjes së anijes luftarake në brigjet britanike
Mistere
Gazeta Express
27/01/2023 22:13
Anija luftarake, Klein Hollandia e fundosur
nga Britania 350 vjet më parë mori një mbrojtje të veçantë.
Anija pësoi një aksident misterioz në brigjet
e Eastbourne, gjatë shekullit të 17-të.
Ekspertët kanë zbuluar se anija që tani
shtrihet 100 metra nën ujë, mori pjesë në betejat e mëdha në luftën e dytë
anglo-holandeze përpara se të shkatërroheshin nga forcat angleze dhe në 1672.
Ministri i Trashëgimisë Lord Parkinson i Whitley Bay tha: “Identifikimi i Klein Hollandia ofron një vështrim në shekullin e shtatëmbëdhjetë, duke na dhënë një shans për të mësuar më shumë rreth historisë detare të kësaj periudhe dhe për të zbuluar thesare që kanë qenë nën ujë për qindra vjet”./abcnews.al