Filmi “Dua” përfaqëson Kosovën në Oscar, bashkë me “Shame and Money” në edicionin e 99-të - Gazeta Express
string(84) "filmi-dua-perfaqeson-kosoven-ne-oscar-bashke-me-shame-and-money-ne-edicionin-e-99-te"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 23:34

Filmi “Dua” përfaqëson Kosovën në Oscar, bashkë me “Shame and Money” në edicionin e 99-të

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 23:34

Kosova do të përfaqësohet me filmin “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, në edicionin e 99-të të Academy Awards, pasi Komiteti Përzgjedhës i angazhuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës e ka zgjedhur atë si propozimin zyrtar të vendit në kategorinë “International Feature Film”.

Vendimi u mor nga komiteti i përbërë nga Kaltrina Krasniqi (kryesuese), Antoneta Kastrati, Ilir Hasanaj, Tristan Halilaj dhe Vullnet Sanaja. Në arsyetimin e tij, komiteti vlerësoi interpretimin e aktores Pinea Matoshi, duke theksuar se personazhi i Duas sjell një performancë autentike, bindëse dhe emocionalisht të fuqishme. Gjithashtu, u vlerësua edhe vizioni artistik i regjisores Blerta Basholli, e cila, sipas komitetit, ndërton një rrëfim të ndjerë që trajton me sinqeritet një periudhë të rëndësishme të historisë së Kosovës.

Ky vit shënon një moment historik për kinematografinë kosovare, pasi për herë të parë Kosova do të ketë dy filma në garën për çmimet Oscar.

Përveç “Dua”, në garë është kualifikuar drejtpërdrejt edhe filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, falë fitimit të çmimit prestigjioz “Grand Jury Prize” në Sundance Film Festival./

Advertisement
Advertisement
Advertisement