Zana Avdiu: Ai gjest i Xhakës paraqet sulm seksual, dhunë seksuale - Gazeta Express
string(64) "zana-avdiu-ai-gjest-i-xhakes-paraqet-sulm-seksual-dhune-seksuale"

Zana Avdiu: Ai gjest i Xhakës paraqet sulm seksual, dhunë seksuale

Botërori 2022

Gazeta Express

04/12/2022 22:37

Analistja Zana Avdiu është e ftuar në emisionin “Favoriti i Botërorit” në Televizion T7.

Ajo u bë virale me një postim që e kritikonte Granit Xhakën për gjestin që e bëri në ndeshjen e Zvicrës ndaj Serbisë.

Ajo tha se ai gjest i Xhakës paraqet sulm seksual.

“Ai gjest i Xhakës paraqet sulm seksual, paraqet dhunë seksuale. Kemi pasur shumë momente tjera që mund te ishim ndjerë krenar në atë ndeshje”, tha Avdiu.