Zaev: S’kam caktuar takim me Borisovin, bisedimet vazhdojnë - Gazeta Express
string(56) "zaev-skam-caktuar-takim-me-borisovin-bisedimet-vazhdojne"

Ballina

Gazeta Express

28/11/2020 19:24

Zaev: S’kam caktuar takim me Borisovin, bisedimet vazhdojnë

Ballina

Gazeta Express

28/11/2020 19:24

Dhjetë ditë para mbajtjes së Këshillit të Ministrave, në të cilin do të mësohet nëse do t’i fillojmë negociatat me Bashkimin Evropian, nuk ka asnjë informacion lidhur me atë – çka është dakorduar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe çfarë përmbajnë dokumentet që i kanë shkëmbyer të dyja vendet?! Edhe përkundër informacionit jozyrtar që qarkullon se këto ditë kryeministri Zaev do të ketë takim me homologun e tij bullgar Borisov, ai për TV21 mohon një gjë të tillë.

“Nuk kam caktuar takim me Borisovin. Po bisedohet në nivel të grupeve pune nën udhëheqësinë e ministrit tonë të jashtëm dhe atij bullgar”, tha Zoran Zaev.

Lexo Edhe:

Megjithatë, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, thotë se në Qeveri ka optimizëm se do të zgjidhet kontesti me Bullgarinë, por shton se optimizëm duhet të kenë të dyja palët.

“Do të bëjmë gjithçka që të arrihet një zgjidhje, por në asnjë mënyrë në llogari të çështjeve për të cilat kemi thënë se janë linjat tona të kuqe, ndërsa këto janë gjuha dhe identiteti maqedonas. Dëshirojmë zgjidhje e cila do të jetë e qëndrueshme dhe e dobishme për të dyja vendet. Çfarëdo qoftë zgjidhje e cila prek në këto çështje, do të jetë arsye për mosbesim shtesë”, deklaroi Radmilla Shekerinska – Ministre e Mbrojtjes.