Real Madridi pritet të ndahet me disa lojtarë këtë verë, dhe një ose dy prej tyre mund të përfundojnë në Premierligë.
Eduardo Camavinga dhe Gonzalo García kanë tërhequr interes nga Anglia, njësoj si edhe mesfushori francez Aurélien Tchouaméni.
Edhe pse sezoni ka qenë i vështirë për Real Madridin, Tchouaméni ka pasur një nga më të mirët në aspektin individual.
Problemet e skuadrës kanë pasur pak lidhje me të, por kjo nuk do të thotë se largimi i tij është plotësisht i përjashtuar.
Manchester Unitedi është i interesuar për transferimin e tij këtë verë, ndërsa sipas raportimeve, edhe Liverpooli i është bashkuar garës për mesfushorin e Real Madridit.
Të dy klubet shpresojnë që ai të dalë në merkato gjatë afatit të ardhshëm, megjithatë edhe nëse kjo ndodh, nuk ka garanci për një marrëveshje.
Kjo sepse Tchouaméni po i jep përparësi qëndrimit të paktën edhe një sezon në Madrid.
Ai preferon të rinovojë kontratën sesa të largohet, dhe për këtë arsye duket e pamundur që të hapet një mundësi reale transferimi – diçka që do të zhgënjejë Manchester Unitedin dhe Liverpoolin.
Për Real Madridin ka kuptim të mbajë shërbimet e tij edhe në të ardhmen.
Edhe pse kanë pasur probleme në mesfushë, ato mund të zgjidhen duke shtuar një lojtar me profil të ngjashëm me Toni Kroosin, siç ndodhi gjatë sezonit 2023-24 kur fituan La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.
Në këto rrethana, është e pamundur që Manchester Unitedi apo Liverpooli të bëjnë lëvizje konkrete pa ndonjë sinjal nga lojtari apo klubi – dhe duke parë situatën aktuale, gjithçka tregon se Aurélien Tchouaméni do të qëndrojë në “Bernabéu”./GazetaExpress/