Interi po bëhet gati për festën e titullit, e ‘organizon’ paradën në qytet - Gazeta Express
string(71) "interi-po-behet-gati-per-festen-e-titullit-e-organizon-paraden-ne-qytet"

Futboll

Gazeta Express

01/05/2026 17:25

Interi po bëhet gati për festën e titullit, e ‘organizon’ paradën në qytet

Futboll

Gazeta Express

01/05/2026 17:25

Interi po planifikon paradën e festimit të titullit “Scudetto” në rrugët e Milanos dhe shpreson për një festë të dyfishtë, ndërsa lojtarët dhe stafi pritet të përfitojnë rreth 6 milionë euro bonuse.

“Zikaltrit” mund ta sigurojnë titullin e Serie A madje edhe para ndeshjes ndaj Parmës të dielën, nëse Napoli humbet ndaj Comos dhe Milan nuk fiton kundër Sassuolos.

Në çdo rast, një fitore ndaj Parmës do të mjaftonte për të siguruar titullin tri javë para fundit.

Ky do të ishte titulli i 21-të në 108 vite histori për Interin, dhe një paradë me autobus të hapur në qytet është planifikuar për javën e ardhshme.

Festa pritet të zhvillohet pas ndeshjes së parafundit të sezonit ndaj Hellas Veronës në “San Siro” më 17 maj.

Data nuk është rastësore, pasi Interi synon që deri atëherë të festojë edhe “Double”-in, duke qenë se më 13 maj përballet me Lazion në finalen e Coppa Italia. Kjo do t’u jepte mundësinë të shfaqnin të dy trofetë nga autobusi i hapur, pasi sezonin e kaluar e mbyllën pa asnjë trofe.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ekzistojnë gjithashtu disa klauzola në kontrata që parashikojnë bonuse për lojtarët, trajnerin Cristian Chivu dhe stafin e tij.

Në total, shuma e bonuseve pritet të arrijë rreth 6 milionë euro, që do të shpërndahet mes të gjithë pjesëtarëve të ekipit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement