Mbi 1 milion makina të regjistruara në Shqipëri, 35% e tyre qarkullojnë në Tiranë - Gazeta Express
string(79) "mbi-1-milion-makina-te-regjistruara-ne-shqiperi-35-e-tyre-qarkullojne-ne-tirane"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 18:40

Mbi 1 milion makina të regjistruara në Shqipëri, 35% e tyre qarkullojnë në Tiranë

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 18:40

Tregu i mjeteve rrugore në Shqipëri vijon të zgjerohet me ritme të qëndrueshme në fillim të vitit 2026, me përqendrimin më të madh në Tiranë

Sipas të dhënave të INSTAT për tremujorin e parë 2026, numri total i mjeteve rrugore në qarkullim arriti në 1,068, 000 me rritje 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë . Ky zgjerim konfirmon trendin rritës të viteve të fundit, të nxitur nga kërkesa për lëvizje individuale.

Struktura e mjeteve mbetet e dominuar nga autoveturat, të cilat përbëjnë 81% të totalit, duke lënë pas me diferencë të konsiderueshme kategoritë e tjera si motorët dhe automjetet për transport të përzier.

Në aspektin gjeografik, Tirana vazhdon të mbajë peshën kryesore të mjeteve në vend, me 35% të totalit, e ndjekur nga Durrësi me 14%.

Në anën tjetër, qarqe si Gjirokastra dhe Kukësi mbeten në nivelet më të ulëta të motorzimit, me respektivisht nga 2% secili për  mjeteve në qarkullim.

Në përzgjedhje, markat europiane vijojnë të mbajnë peshën kryesore, me Volksëagenin dhe Mercedes Benzin. /euronewsal

Advertisement
Advertisement
Advertisement