Xhaferi dhe Arsovska debatojnë se kush duhet të kosisë barin në oborret e qeverisë - Gazeta Express
string(82) "xhaferi-dhe-arsovska-debatojne-se-kush-duhet-te-kosise-barin-ne-oborret-e-qeverise"

Xhaferi dhe Arsovska debatojnë se kush duhet të kosisë barin në oborret e qeverisë

Maqedoni

Gazeta Express

10/05/2024 13:52

Bari në oborrin e qeverisë është i paprerë dhe e kuptoj që ka reagime për këtë çështje. Sipas procedurave dhe rregulloreve, toka është në pronësi dhe nën juridiksionin e qytetit të Shkupit, dhe sipas obligimeve që ka, “Parqet dhe Gjelbërimi” si ndërmarrje publike që kujdeset për pamjen e kryeqytetit, është përgjegjëse për atë pune, është përgjigjur sot në një pyetje për media, kryeministri teknik Talat Xhaferi, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria as nuk ka dhënë fonde dhe as nuk ka mundësi të sigurojë mjete për gjëra që janë në kompetencë të një institucioni tjetër dhe në këtë kontekst më vjen keq që qeveria duket kështu. Në zgjedhje përgjigje adekuate ka marrë edhe kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, që qytetarët ta shohin, vlerësojnë, andaj kanë dhënë përgjigjen e tyre”, tha Xhaferi.

Lexo Edhe:

Reagim pas deklaratës së Xhaferit ka ardhur edhe nga qyteti i Shkupit.

“Ushtruesi i detyrës kryeministrër Talat Xhaferi i shmanget përgjegjësisë dhe manipulon disa procedura të njohura vetëm për të, duke gënjyer se është pronë dhe kompetencë e qytetit të Shkupit dhe NP “Parqe dhe Gjelbërim” që të kujdesen për gjelbërimin në Qeveri. Nëse ai nuk e di deri tani që duhet ta rregullojë vetë oborrin e tij, sigurisht që nuk do ta mësojë atë mësim as sot. Nga kryeministri nga Forino, që kur del nga shtëpia për të shkuar në Qeveri, rrugës i fiket të gjitha semaforët dhe krijon kaos në qytet, as që pritet të dijë se cili është detyrimi i tij, ai di vetëm çfarë përfitimesh mund të përdorë”, thuhet në reagimin e Qytetit.

Nga aty shprehen se “Parqe dhe gjelbërim” mirëmban bulevardet e qytetit dhe zonat e parkut, të cilat sipas ligjit janë përgjegjësi e ndërmarrjes

“Nëse dëshiron të ushtruesi i detyrës kryeministlr Talati t’ angazhojë të punojnë në Qeveri, për të njëjtën duhet të bëjë marrëveshje, si çdo institucion tjetër në Maqedoni”, thuhet në komunikatë.