Xabi Alonso kërkon kujdes maksimal nga futbollistët e tij sonte kundër Romës - Gazeta Express
string(76) "xabi-alonso-kerkon-kujdes-maksimal-nga-futbollistet-e-tij-sonte-kunder-romes"

Xabi Alonso kërkon kujdes maksimal nga futbollistët e tij sonte kundër Romës

Futboll

Gazeta Express

09/05/2024 12:59

Sonte zhvillohet ndeshja kthyese e gjysmëfinales mes Bayer Leverkusenit e Romës, në kuadër të Ligës së Evropës.

Ekipi gjerman hyn në këtë ndeshje me epërsinë prej 2:0 nga takimi i parë i zhvilluar në “Olimpico”.

Lexo Edhe:

Megjithatë trajneri Xabi Alonso deklaroi se ekipi i tij duhet të kujtoi se vitin e shkuar u eliminuan nga ky kundërshtar dhe nuk duhet ta lejojnë që diçka e tillë të ndodhë sërish.

“Do të jetë një super ndeshje, me një super atmosferë. Është një gjysmëfinale evropiane, një rast i mrekullueshëm për ne. Më kujtohet se si na pritën tifozët vitin e kaluar ishte e pabesueshme. Ne nuk e kemi harruar dhimbjen vitin e kaluar, kur Roma na eliminoi, do të duhet ta përdorim këtë dhimbje për të shkuar në finale dhe për gëzuar së bashku me tifozët tanë në fund të ndeshjes”-tha spanjolli.

Përballja mes Bayer Leverkusenit e Romës zhvillohet sonte nga ora 21:00./Gazeta Express/