Osmani: Prishtina do ta synojë titullin në sezonin tjetër, nëse s’na dëmtojnë - Gazeta Express
string(74) "osmani-prishtina-do-ta-synoje-titullin-ne-sezonin-tjeter-nese-sna-demtojne"

Futboll

Gazeta Express

20/05/2024 11:04

Osmani: Prishtina do ta synojë titullin në sezonin tjetër, nëse s’na dëmtojnë

Futboll

Gazeta Express

20/05/2024 11:04

Drejtori i përgjithshëm i FC Prishtinës, Artan Osmani ka qenë mbrëmë mysafir në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Ai foli për gjendjen aktuale të klubit Bardhekaltër dhe për objektivat e tij në edicionin e ardhshëm.

Lexo Edhe:

Sivjet, Osmani thotë se prishtinasit nuk e kishin gjithsesi objektiv titullin, prandaj janë brenda objektivit, ndërsa nuk e fshehu synimin për ta fituar Kupën e Kosovës, e cila do t’ia mundësonte këtij klubi që të dalë në garat evropiane, shkruan “Gazeta Express”.

E për edicionin e ardhshëm ai insiston se prishtinasit do ta kërkojnë titullin, natyrisht nëse nuk dëmtohen si në këtë edicion, në të cilin, shton ai, referët ia mohuan plot 12 pikë ekipit.

“I kemi reduktu shpenzimet në masë të madhe, nuk ka qenë prioritet gjithsesi për ta synuar titullin. Patjetër, do ta synojmë titullin e kampionit në sezonin tjetër. Pavarësisht rezultatit të Kupës, do ta synojmë titullin. Po shpresojmë që të përfundojë kjo situatë me FFK-në dhe me referim sepse nëse vazhdohet edhe një sezon i tillë, shpresoj që krejt klubet e Superligës të bëhen bashkë në një moment të caktuar dhe ta ndalojmë këtë situatë sepse nuk është në rregull që të dëmtohet klubi më i madh në Kosovë. Mos me ta lon me marr pjesë në Evropë, mos me leju me konkurru për titull të kampionit deri në fund, është e papranueshme. Nëse rregullohen këto 2-3 elemente, nuk ka me pas telashe”, deklaroi fillimisht Osmani në “Favorit”.

“Është e paevitueshme, pronari i Ballkanit, pronari i Llapit, krejt janë të pakënaqur. Gjatë gjithë sezonit ka pasur probleme, tensione, ngarkesa. Krejt këto evitohen nëse këta njerëz bëhen bashkë dhe e formojnë Shoqatën e Klubeve, që është e paevitueshme dhe të fillojmë të punojmë drejt promovimit të të drejtave të tona dhe të promovimit të sportit. E jo me leju që prej 10 pronarëve të ekipeve të Superligës, pesë prej tyre për mos me komuniku njëri me tjetrin”, vazhdoi ai.

“Janë 12 pikë që janë të konfirmuara që na kanë dëmtuar, por ka marrë fund tash. Emisioni i juaj keni qenë më të zëshmit”, përfundoi Osmani.

Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/