Ballkani e do trofeun e parë të Kupës, Prishtina e kërkon Evropën - Gazeta Express
string(64) "ballkani-e-do-trofeun-e-pare-te-kupes-prishtina-e-kerkon-evropen"

Ballkani e do trofeun e parë të Kupës, Prishtina e kërkon Evropën

Futboll

Gazeta Express

21/05/2024 15:50

Ballkani dhe Prishtina do të përballen mes vete nesër në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës.

Kampioni i freskët i Kosovës dhe fituesi aktual i Kupës do ta kërkojnë këtë trofe prestigjioz në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Lexo Edhe:

Therandasit. pasi e fituan titullin e kampionit dhe Superkupën në vitet e fundit, do ta kërkojnë trofeun e parë të Kupës në histori të tyre, shkruan “Gazeta Express”.

Ata janë të vendosur ta mbyllin sezonin në mënyrë perfekte, ndërsa shkëlqyen në dy sezonet e fundit edhe në garat evropiane.

Megjithatë, kohëve të fundit ata nuk i kanë punët fort mirë në përballjet me prishtinasit dhe duan ta thyejnë këtë tabu.

Nga ana tjetër, prishtinasit e shohin këtë lojë si një mundësi ideale dhe jetike për ta siguruar kualifikimin në garat evropiane.

Prandaj edhe finalja e Kupës për ta është për jetë a vdekje.

Prishtinasit synojnë të rikthen në garat evropiane pas dy vjetësh pasi vjet nuk ishin licencuar nga Federata e Futbollit dhe s’mundën të luanin në Evropë.

Prishtina s’ka humbur nga Ballkani qe një vit e gjysmë, përkatësisht qe 8 ndeshje, duke i regjistruar 2 fitore e 6 barazime në të gjitha garat.

Bardhekaltrit e kishin mundur ekipin Portokall e Zi në Superkupë dhe në finale të Kupës.

Kryeqytetasit do ta zhvillojnë finalen e 12-të dhe do ta kërkojnë triumfin e 9-të në Kupë, kurse Ballkani do ta luajë finalen e dytë dhe do ta kërkojë trofeun e parë të Kupës.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës do të luhet nesër duke filluar nga ora 15:00. /Gazeta Express/