Vulin: Bashkë me ushtarët serbë nga Muhoci në Karaçevë patrulluan ushtarët turq e amerikanë - Gazeta Express
string(90) "vulin-bashke-me-ushtaret-serbe-nga-muhoci-ne-karaceve-patrulluan-ushtaret-turq-e-amerikane"

Gazeta Express

10/08/2020 12:27

Vulin: Bashkë me ushtarët serbë nga Muhoci në Karaçevë patrulluan ushtarët turq e amerikanë

Gazeta Express

10/08/2020 12:27

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, u tha sot gazetarëve në Krushevac, në lidhje me pohimet se ushtria e Serbisë ka shkelur kufirin, siç e quan ky – vijën administrative me Kosovën, në fakt bëhet fjalë për një patrullë të njëkohshme të ushtrisë së Serbisë dhe të KFOR-it dhe se ka pasur drejtimin paraprakisht të përcaktuar dhe se nuk ka pasur kurrfarë kalimi ilegal, raportojnë mediat serbe.

Ai ka thënë se ishte aktivitet i rregullt.

Lexo Edhe:

“E vetmja e vërtetë është se patrulla e njëkohshme e Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it dhe Komandës rajonale Lindje, do të thotë kontingjenti turk, bashkë me dy nga kontingjentet e SHBA-së, nga ora 16.50 deri në orën 18.10 ka pasur një patrullim të njëkohshëm nga drejtimi i fshatit Muhoc deri në fshatin Karaçevë e Ulët, sipas vijës administrative paraprakisht të përcaktuar”, është shprehur Vulin.

Ai ka thënë: “Dihet me saktësi ku lëvizin ata dhe paraprakisht duhet se nga do të lëvizet”.

Vulin ka thënë se tash disa ditë janë të pranishme përpjekjet e Prishtinës që “edhe njëherë të sulmojnë ushtrinë e Serbisë dhe të thonë se nuk po respektohen marrëveshjet ndërkombëtare dhe se Beogradi po shkel vijën administrative” (kështu ai e quan kufirin midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë – sqarim ynë).

Ai ka shtuar se qëllimi është që me patrulla të njëkohshme të përfshihen pjesëtarët e forcave policore të Kosovës.

“Ushtria e Serbisë e ka refuzuar disa herë këtë, ne kemi marrëveshje të nënshkruar me KFOR-in, me askënd tjetër”, ka thënë Vulin dhe ka shtuar se Beogradi nuk njeh askënd tjetër pos KFOR-it, si dikë që është i ngarkuar për sigurinë në tërë territorin e Kosovës, transmeton Koha.net.