Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin, dënohet me burgim të përjetshëm Besnik Pjetri - Gazeta Express
string(79) "vrau-ish-vjehrrin-dhe-ish-kunatin-denohet-me-burgim-te-perjetshem-besnik-pjetri"

Shqiperi

Gazeta Express

16/04/2024 10:42

Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin, dënohet me burgim të përjetshëm Besnik Pjetri

Shqiperi

Gazeta Express

16/04/2024 10:42

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm Besnik Pjetrin (Perdeda).

Ky i fundit në muajin gusht të vitit 2022 vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në fshatin Grykë Zezë të Lezhës. Pjetri u shpall fajtor për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Lexo Edhe:

Krimi i rëndëndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të 29 gushtit 2022 në fshatin Gryk Zezë, ndërsa viktimat ishin Pjerin Perjaku 56-vjeç dhe Gent Perjaku 32-vjeç. Shkak të vrasjes ishte fakti se nuk e lejonin të takonte 2 vajzat. I shumëkërkuari u vu në pranga në dhjetor nga forcat RENEA.

Besnik Pjetri nga fshati Troshan,  ishte i divorcuar nga bashkëshortja. Gjatë kësaj periudhe, ai kishte patur konflikte të vazhdueshme me ish-gruan dhe me familjen e saj. 

Madje ai ishte denoncuar edhe nga ish-gruaja për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.