Hamiti pas telefonatës Kurti-Scholz: Marrëveshja bazike përfshin edhe autonominë, është më shumë se zajednicë - Gazeta Express
string(107) "hamiti-pas-telefonates-kurti-scholz-marreveshja-bazike-perfshin-edhe-autonomine-eshte-me-shume-se-zajednice"

Hamiti pas telefonatës Kurti-Scholz: Marrëveshja bazike përfshin edhe autonominë, është më shumë se zajednicë

Lajme

Gazeta Express

29/04/2024 19:53

Muhamet Hamiti i LDK’së, ka reaguar pas njoftimit të Kurtit për bisedën me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, të cilit i tha se riafirmon “zotimin tonë për zbatim të plotë të marrëveshjes bazike”.

Kjo sipas Hamitit përfshin edhe autonominë politike- territoriale për serbët.

Lexo Edhe:

“Autonomia është më shumë se “Zajednicë”! Në bisedë telefonike me Kancelarin gjerman Scholz, Kryeministri Kurti e paska riafirmuar “zotimin tonë për zbatim të plotë të Marrëveshjes Themelore”. Kjo përfshin edhe autonominë politike-territoriale për serbët, që Albin Kurti e ka pranuar në emër të Kosovës.”

Hamiti ka thënë se autonomia është më shumë se “zajednicë”.

“Ky dhe VV-ja e tij gjoja e kundërshtonin Asociacionin (“Zajednicën”). Si t’u besosh kur Kurti vitin e kaluar ofroi/pranoi (si ta marrësh) “vetëmenaxhim”, autonomi politike-territoriale për serbët e Kosovës, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Autonomia është më shumë se “Zajednicë”.”