Vrapimi i Haalandit në ndeshjen kundër PSG-së i lë tifozët të mahnitur - Gazeta Express
string(70) "vrapimi-i-haalandit-ne-ndeshjen-kunder-psg-se-i-le-tifozet-te-mahnitur"

Gazeta Express

19/02/2020 9:44

Vrapimi i Haalandit në ndeshjen kundër PSG-së i lë tifozët të mahnitur

Gazeta Express

19/02/2020 9:44

Talenti norvegjez i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, e tregoi shpejtësinë e tij dhe vrapoi nga njëri qosh i fushës në tjetrin brenda më pak se dhjetë sekondave në ndeshjen kundër Paris Saint-Germainit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Erling Haaland i shënoi dy gola në fitoren me rezultat 2:1 të Dortmundit kundër Paris Saint-Germainit. Goli i tij i dytë ishte një goditje e bukur me këmbën e majtë nga jashtë 16-metërshi, që e la të pashpresë Keylor Navasin, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, përveç dy golave të tij, vëmendje të madhe mori edhe një lëvizje dhe vrapim i Haalandit nga zona e mbrojtjes së Dortmundit në sulm brenda pak sekondave. Sipas Sky Sports Italias, Halandi i kaloi 60 metra për 6.64 sekonda, përderisa rekordi botëror është 6,34 sekonda.

Sulmuesi norvegjez mori shumë lëvdata pas ndeshjes, pasi që ai arriti ta shënojë golin e tij të 11-të për Dortmundin në vetëm shtatë ndeshje të zhvilluara.

Haalandi e kaloi fillimisht në epërsi Dortmundit, ndërsa gjashtë minuta më vonë rezultatin e barazoi Neymarin me golin e asistuar nga Kylian Mbappe.

Mirëpo, Haaland e befasoi skuadrën e Thomas Tuchelit dy minuta më vonë dhe Dortmundi arriti ta mbajë këtë rezultat për ta marrë fitoren në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/