Vodhën bizhuteri me vlerë 8 milion lekë, arrestohen dy vëllezërit në Tiranë - Gazeta Express
string(74) "vodhen-bizhuteri-me-vlere-8-milion-leke-arrestohen-dy-vellezerit-ne-tirane"

Vodhën bizhuteri me vlerë 8 milion lekë, arrestohen dy vëllezërit në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 12:29

Blutë e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër me akuzën e vjedhjes.

Në kuadër të operacionit të koduar “Brothers”, policia ka bërë të mundur arrestimin e dy vëllezërve A. S., 27 vjeç dhe A. S., 29 vjeç), banues në Tiranë, të dy kanë qenë të dënuar më parë për vjedhje.

Lexo Edhe:

Mësohet se gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, disa sende me vlerë të dyshuara të vjedhura, një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e sende me vlerë, veshjet e përdorura gjatë vjedhjes, automjeti tip “Benz” me të cilin janë larguar, 2 aparate celular dhe një sasi valute.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes dhe të narkotikëve.

Vodhën bizhuteri me vlerë 8 milionë lekë të vjetra në një argjendari, vihen në pranga 2 vëllezër.

Të dy vëllezërit me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Sekuestrohen një sasi me lëndë narkotike kokainë, disa sende me vlerë të dyshuara të vjedhura, një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e sendeve me vlerë, veshjet e përdorura gjatë vjedhjes, automjeti me të cilën u larguan autorët dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dy shtetas kishin vjedhur argjendarinë në pronësi të shtetases Z. S. dhe më pas ishin larguar me një automjet tip “Benz”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Brothers”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. S., 27 vjeç dhe A. S., 29 vjeç ( vëllezër), banues në Tiranë, të dy të dënuar në Itali, për veprën penale “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, disa sende me vlerë të dyshuara të vjedhura, një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e sende me vlerë, veshjet e përdorura gjatë vjedhjes, automjeti tip “Benz” me të cilin janë larguar, 2 aparate celular dhe një sasi valute.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.