Vjosa Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e dy minatorëve - Gazeta Express
string(59) "vjosa-osmani-shpreh-ngushellime-per-vdekjen-e-dy-minatoreve"

Gazeta Express

02/06/2020 16:06

Vjosa Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e dy minatorëve

Gazeta Express

02/06/2020 16:06

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani I ka shprehur ngushëllime familjeve të dy minatorëve të vdekur nga shembja e dhenut në Minierën e Artanës.

“Vdekja e 2 minatorëve nga shembja e dheut në minierën e Artanës është lajm i hidhur jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për gjithë Kosovën. I shprehim ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave në emër të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Lexo Edhe:

Ajo ka thënë fati tragjik I dy minatorëve duhet të jetë alarm për institucionet për krijimin e kushteve të punës. 

“Fati tragjik i dy luanëve të nëntokës, të cilët janë sinonim i sakrificës për vendin, duhet të jetë alarm për institucionet, të cilat duhet bëjnë më shumë për krijimin e kushteve të punës dhe sigurisë në sektorin minerar dhe atë të ndërtimit. E ndajmë dhembjen me ju në këto çaste të rënda!”, ka thënë ajo.