Vjeshta mbyllet me dy derbi në Superligë - Gazeta Express
string(40) "vjeshta-mbyllet-me-dy-derbi-ne-superlige"

Futboll

Moral Pozhegu

15/12/2020 16:30

Vjeshta mbyllet me dy derbi në Superligë

Futboll

Moral Pozhegu

15/12/2020 16:30

Prishtina – Drita dhe Gjilani Ballkani janë dy përballjet e mëdha që do ta kompletojnë pjesën e parë të sezonit gjatë kësaj fundjave

Pjesa e parë e sezonit në Superligën e Kosovës do të mbyllë perden këtë fundjavë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Dhe, stinori vjeshtor në ligën elitare të futbollit do të kompletohet me dy derbi nga ndeshjet e mbetura të xhirove paraprake.

Pa dyshim, ndeshja kryesore do të jetë ajo në mes të Prishtinës dhe Dritës.

Pas fitores ndaj Ballkanit dhe “kiksit” të gjilanasve me Arbërinë, kryeqytetasve u janë shtuar shpresat dhe motivi për të luftuar për titull.

Andaj, një fitore eventuale ndaj kampiones aktuale mund ta afrojë Prishtinën edhe më shumë me kreun e tabelës.

Nga ana tjetër, gjilanasit do të shkojnë në kryeqytet me synim që të nxjerrin rezultat pozitiv.

E ndeshja tjetër e fundjavës do të jetë ajo në mes të Gjilanit dhe Ballkanit.

Therandasit do të mundohen ta harrojnë humbjen nga Prishtina dhe ta fitojnë këtë ndeshje.

E me një tjetër gabim eventual të Dritës, ekipi i Ismet Munishit do të dimëronte në krye të tabelës.

Kurse, Gjilani, të cilin së fundmi e mori në dorë trajneri Bylbyl Sokoli, edhe pse nuk e ka nisur mirë këtë sezon, pas dy fitoreve radhazi, një në Superligë e një në Kupë, do të tentojë t’i mbajë pikët në shtëpi.

Aktualisht, Drita kryeson në tabelë me 40 pikë, e ndjekur nga Ballkani, i cili i ka dy pikë më pak të grumbulluara.

Kurse, Prishtina është e treta me 8 pikë më pak se “Intelektualët” dhe 7 më pak se ekipi “Portokalli”. /Gazeta Express/