Maqedonci në një ministerial në Budapest: Përgjegjësit e sulmit terrorist në Banjskë ende janë të lirë - Gazeta Express
string(101) "maqedonci-ne-nje-ministerial-ne-budapest-pergjegjesit-e-sulmit-terrorist-ne-banjske-ende-jane-te-lire"

Maqedonci në një ministerial në Budapest: Përgjegjësit e sulmit terrorist në Banjskë ende janë të lirë

Lajme

Gazeta Express

26/04/2024 11:59

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore (Central European Defense Cooperation, CEDC) dhe vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor (ËB), që u zhvillua në Budapest të Hungarisë.

Ai tha se aty ka rikonfirmuar orientimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO.

Lexo Edhe:

“Kërkova përkrahjen e vendeve pjesëmarrëse në këtë format për realizimin e këtyre aspiratave të vendit tonë për të mundësuar kontribut tonë më të madh për paqen dhe sigurinë në rajon dhe në botë”.

Maqedonci edhe këtu ka përmendur faktin se përgjegjësit e sulmit terrorist të Banjkës janë ende të lirë.

“Gjithashtu ritheksova faktin që përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 Shtatorit në Banjskë të Zubin Potokut vazhdojnë të jenë të lirë dhe të pandëshkuar për aktin e kryer”.

Maqedonci ka folur edhe për Ukrainën dhe ndihmën që Kosova i ka dhënë asaj bazuar në kapacitetet që ka.

“Në adresimin tim ritheksova gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës në luftën e saj të drejtë për ruajtjen e sovranitetit dhe mbrojtjen e integritetit territorial, ndërsa njëkohësisht i informova të pranishmit për kontributin e vendit në mbështetje të Ukrainës, konform kapaciteteve dhe resurseve të vendit tonë”./Express/