Shtatorja e Adem Jashari së shpejti në Prishtinë - Gazeta Express
string(48) "shtatorja-e-adem-jashari-se-shpejti-ne-prishtine"

Shtatorja e Adem Jashari së shpejti në Prishtinë

Gazeta Express

26/04/2024 12:07

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka paralajmëruar se dhe kryeqyteti, së shpejti do ta ketë shtatorën e heroit të Kombit “Adem Jashari”.

Rama në Facebook ka bërë të ditur se sot ka takuar Bekim Jasharin, me të cilin kanë diskutuar për zgjedhjen e lokacionit për vendosjen e shtatorës së heroit Adem Jashari.

Lexo Edhe:

Ndërsa ka thënë se për kryeqytetin është privilegj por dhe përgjegjësi, ta ketë shtatoren e Adem Jasharit.

“Kënaqësi e madhe të takohesha me Bekim Jasharin. Bashkë diskutuam për zgjedhjen e lokacionit dhe angazhimin e familjes Jashari në procesin e krijimit e monumentit të Heroit të Kombit, Adem Jashari. Për kryeqytetin, është njëkohësisht një privilegj dhe përgjegjësi e madhe të kemi shtatoren e heroit tonë dhe të nderojmë sakrificën e familjes Jashari për lirinë që ne sot gëzojmë”, ka shkruar Rama në Facebook.