Një nga serialet më të shikuara në vendin tonë, i cili ndiqej nga shumë familje duke hyrë në zemrat e secilit me personazhe shumë interesante duket se ka ardhur drejt fundit.
E këtë lajm e ka bërë të ditur skenaristi i këtij seriali, Ard Islami, i cili përmes një postimi ka lënë të kuptojmë se episodi i 36 ka shënuar edhe fundin e këtij seriali.
Ai ka postuar një fotografi me ekipën realizuese, në të cilën shkruan: ”shpk Nazi, lamtumirë! 36 episoda. Ishte kënaqësi.”
Pas këtij postimi ka pasur reagime të shumta nga përcjellësit e serialit, duke shpresuar se mbase ky nuk do ishte paralajmërim për fund të serialit të tyre të pëlqyer.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...