Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku lokalisht pritet të të ketë reshje shiu gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.
Reshjet më të intensifikuara pritet të jenë krejtësisht në mbrëmje, rreth mesnatës, të cilat do të jenë në formë të rrebesheve kalimtare. Ka mundësi të ketë vetëtimë dhe bubullimë.
Si pasojë e prezencës së lartë të pluhurit saharian, në zonat me të reshura, do të përcillen me baltë. Përndryshe, pamje e qiellit dhe dukshmëria horizontale në distancë, do të mbesin e turbullt.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, me shpejtësi prej 13-37 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 23°C. /MeteoKosova/