Mediat lokale publikojnë fotografinë e 48 vjeçarit që vdiq pasi u lëndua në vendin e punës në Shtime - Gazeta Express
string(100) "mediat-lokale-publikojne-fotografine-e-48-vjecarit-qe-vdiq-pasi-u-lendua-ne-vendin-e-punes-ne-shtime"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 23:21

Mediat lokale publikojnë fotografinë e 48 vjeçarit që vdiq pasi u lëndua në vendin e punës në Shtime

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 23:21

Një 48 vjeçar ka humbur jetën pas lëndimeve në vendin e tij të punës në një kompani në zonën industriale në Shtime.

Sipas faqes “Info Ferizaj”, punëtori që vdiq është Isuf Bislimi.

Postimi i plotë:

Kanun Veseli- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Ferizajt, për vdekjen e punëtorit tha:

‘’Ju njoftojmë se me datën 15.04.2026, rreth orës 20:45, kemi pranuar një nformatë se në një kompani, në zonën industriale në Shtime,  një person (punëtor) rreth 48 vjeç, është lënduar gjatë punës. Ai është dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij’’, deklaroi Veseli për Gazetën Express.

Sipas tij, njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë patrullat policore dhe hetuesit e stacionit.

“Gjithashtu janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, prokurori i shtetit, si dhe Inspektorati i Punës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme hetimore”, shtoi Veseli.

Veseli tutje u shpreh se rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e paisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement