Anton Dauti ka ndarë lajmin që pas 27 viteve janë gjetur mortore të Sinan Fadil Dautit i cili ishte vrarë nga forcat serbe më 12 prill 1999 në Prekaz.
Dauti tregoi se ai ishte plagosur rëndë gjatë asaj dite duke mos iu mbijetuar plagëve.
Varrimi dot të bëhet më 18 prill 2026, në orën 13:30, në Prekaz të Epërm, varrezat e lagjes Bregaj.
Njoftimi i plotë:
Me dhimbje të thellë dhe mall të pashuar, ju njoftojmë se pas 27 viteve pritje janë gjetur mbetjet mortore të djalit të axhës sonë, Sinan Fadil Dauti, i cili u vra nga forcat kriminale barbare serbe më 12 prill 1999 në Prekaz, në lagjen Bregaj.
Ai ishte plagosur rëndë gjatë asaj dite të kobshme dhe ishte dërguar për trajtim në spitalin e Mitrovicës, ku më pas kishte ndërruar jetë. Për shumë vite me radhë, trupi i tij nuk na ishte kthyer, duke lënë plagë të hapur në zemrat tona. Pas një pritjeje të gjatë e të dhimbshme, ai është gjetur në varrezat e Suhadollit në Mitrovicë.
Varrimi i tij do të bëhet më datë 18.04.2026, ditë e shtune në ora 13:30, në Prekaz të Epërm, në varrezat e lagjes Bregaj.
Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët për liri!.