Mediat iraniane kanë raportuar se vendi ka pezulluar eksportet e të gjitha produkteve petrokimike “deri në njoftim të mëtejshëm” për të përmbushur “nevojat e brendshme”, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Që nga fillimi i luftës, Izraeli ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj një numri kompleksesh petrokimike në Iran, duke përfshirë Asaluyeh dhe Mahshahr, të dyja në jug të vendit.
Media iraniane Jamaran thotë se objekte, të tilla si Fajr Energy Persian Gulf në Mahshahr dhe Mobin Energy dhe Damavand Energy në Asaluyeh janë “dëmtuar rëndë”, me prodhimin e ndaluar në më shumë se 50 komplekse petrokimike në të dy rajonet.
Produktet nga kjo industri variojnë nga plastika te plehrat, që do të thotë se ndikimi mund të ndikojë në disa industri dhe vende pune brenda Iranit.