Viti i ri shkollor, VMRO-DPMNE: Platforma tërësisht jofunksionale - Gazeta Express
string(63) "viti-i-ri-shkollor-vmro-dpmne-platforma-teresisht-jofunksionale"

Gazeta Express

01/10/2020 15:27

Viti i ri shkollor, VMRO-DPMNE: Platforma tërësisht jofunksionale

Gazeta Express

01/10/2020 15:27

Opozitarja VMRO-DPMNE me kritika kundër Qeverisë lidhur me fillimin e viti të ri shkollor dhe aplikimin e platformës online.

Sipas tyre, Qeveria e udhëhequr nga LSDM, e nënvlerësoi të gjithë kuadrin arsimor, prindërit dhe të gjithë nxënësit. Prova gjenerale u tregua e pasuksesshme. Për prezantimin e fillimit të ri shkollor arsimtarët dhe nxënësit e shfrytëzojnë rrjetin “Microsfot Teams”, pasi që platforma nacionale është tërësisht jofunksionale.

Lexo Edhe:

“Na siguruan se brenda një muaji do të mund të bëjnë diçka që nuk mund të realizohet. Në vetë fillimin e vitit shkollor, sipas Lidhjes së Nxënësve të Shkollave të Mesme, mbi 80 mijë nxënës nuk kanë kushte elementare për ndjekjen e mësimit online. Kërkesa e tyre për futjen e modelit për mësim të kombinuar nuk është lejuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit me të drejtë frikohen se viti shkollor mund të humbet.”,- tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.